Home Aktualitet Konsumuan alkool për të “vrarë” koronavirusin, 27 të vdekur në Iran e mbi 200 të helmuar

Konsumuan alkool për të “vrarë” koronavirusin, 27 të vdekur në Iran e mbi 200 të helmuar

nga Editor

Njëzet e shtatë njerëz kanë vdekur nga helmimi i metanolit në Iran pas thashethemeve se pirja e alkoolit mund të ndihmojë në shërimin e infeksionit të koronavirusit, njoftoi të hënën agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Përhapja e virusit në republikën islamike është një nga më vdekjeprurëset jashtë Kinës, nga ku filloi sëmundja.

20 persona kanë vdekur në provincën jugperëndimore të Khuzestan dhe shtatë në rajonin verior të Alborz pasi konsumuan alkool kontrabandë, tha IRNA. Pirja e alkoolit është e ndaluar në Iran për të gjithë, përveç disa pakicave fetare jo-muslimane.

Mediat lokale raportojnë rregullisht për raste vdekjeprurëse të helmimit të shkaktuar nga pije të kontrabanduara.

Një zëdhënës i universitetit mjekësor Jundishapur në Ahvaz, kryeqyteti i Khuzestan, tha se 218 persona ishin shtruar në spital atje pasi ishin helmuar.

Helmimet u shkaktuan nga “thashethemet se pirja e alkoolit mund të jetë efektive në trajtimin e koronavirusit”, tha Ali Ehsanpour.

Zëvendës Prokurori i Alborz, Mohammad Aghayari, tha për IRNA se të vdekurit kishin pirë methanol pasi ishin “mashtruar nga përmbajtja në internet, duke menduar se po luftonin coronavirus dhe po e kuronin“.

Nëse konsumohet në sasi të mëdha, metanoli mund të shkaktojë verbim, dëmtim të mëlçisë dhe vdekje.

Irani është përpjekur të përmbajë përhapjen e sëmundjes COVID-19 që ka goditur  të gjitha 31 provincat e vendit, duke vrarë 237 njerëz dhe duke infektuar 7 161.

Sipas IRNA, 16 nga 69 rastet e konfirmuara kanë vdekur nga infeksioni koronavirus në Khuzestan që nga e diela.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!