Home Aktualitet Sapo erdhën nga Italia/ Probleme me frymëmarrjen, nisen me urgjencë drejt Tiranës çifti nga Skrapari dhe fqinja

Sapo erdhën nga Italia/ Probleme me frymëmarrjen, nisen me urgjencë drejt Tiranës çifti nga Skrapari dhe fqinja

nga Editor

Katër pacientë nga Skrapari dhe Berati janë nisur drejt QSUT-së Tiranë. Ndonëse ende nuk dihet se nga se vuajnë, pacientët shfaqnin simptoma të njëjta, temperaturë të lartë dhe bllokim në frymëmarrje. Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanËeb’ se njëri nga rastet, një 22-vjeçare kishte disa ditë që ishte kthyer nga Italia. Një çift bashkëshortësh nga Skrapari dhe fqinja e tyre, dhe vajza e re janë nisur mesditën e sotme me urgjencë drejt Tiranës.

Vajza, që prej disa ditësh ishte kthyer nga shteti fqinj, ndërsa ajo ishte fqinje me çiftin e bashkëshortëve, të moshës 45 dhe 47-vjeç.

Ata kanë qenë të tre me temperaturë të lartë dhe bllokim në rrugët e frymëmarrjes. Lajmi konfirmohet nga një infermiere e spitalit të Skraparit, e cila është kërcënuar së bashku me infermierët e tjerë nga drejtuesit e spitalit që të mos tregojnë në lidhje me rastet.

Ajo ka konfirmuar se, të treja rastet kanë qëndruar disa ditë në Spitalin e Skraparit dhe sot janë nisur me ambulanca në QSUT Tiranë, në gjendje të rënduar, kurse drejtuesit e Spitalit të Skraparit e mohojnë kategorikisht që të ketë ndodhur. Përveç tre rasteve të nisura nga Skrapari drejt QSUT-së mesditën e sotme, një tjetër rast me simptoma të njëjta është në Tiranë nga Spitali Rajonal i Beratit. Lajmi konfirmohet nga drejtoresha e Spitalit të Beratit, Edlira Shkëmbi, e cila ka pohuar se rasti me temperaturë të lartë dhe vështirësi në rrugët e frymëmarrjes ishte nga Skrapari dhe pasi u mbajt disa orë në Spitalin e Beratit, u nis drejt Tiranës.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë shënuar dy rastet e para me koronavirus, ndërsa bëhet fjalë për babë e bir, të kthyer pak ditë më parë nga Italia.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!