Home Aktualitet FOTO/ “Me motrën e vdekur shtrirë mbi krevat” – i riu italian bën thirrje të dëshpëruar për ndihmë. Kërkon t’i bëjë ceremoninë mortore

FOTO/ “Me motrën e vdekur shtrirë mbi krevat” – i riu italian bën thirrje të dëshpëruar për ndihmë. Kërkon t’i bëjë ceremoninë mortore

nga Editor

Një shtetas italian mes lotëve ka bërë të ditur se gjatë kohës që qëndron i vetëizoluar në shtëpi motra e tij ka ndërruar jetë.

luca

Sikurse shihet edhe në foto viktima, Teresa, motra e Luca Franzese është e shtrirë në krevat, ndërsa ai i bën thirrje për ndihmë, në mënyrë që t’I bëjë asaj ceremoninë mortore.

Luca thotë se është mbyllur në shtëpi me Teresën e vdekur për 24 orë dhe pohon se nuk e di nëse ajo vdiq nga pasojat e infeksionit koronavirus.

Ai thotë:

“Motra ime vdiq mbrëmë. Arsyeja për këtë ka shumë të ngjarë të jetë Covid-19. Unë kam pritur për reagime nga autoritetet që nga mbrëmë. Askush nuk u përgjigj … Motra ime është këtu me mua në këtë shtrat, e vdekur. Nuk di çfarë të bëj tani”.

Personi i parë që ai telefonoi ishte mjeku i motrës së tij, thotë Luca.

Ajo kishte pësuar një krizë epileptike dhe Luca thotë se ajo ka marrë virusin kur ai po i bënte frymëmarrje artificiale.

“Thirra doktorin. Por ai nuk u kujdes. Ajo ishte një paciente me rrezik, por ai as nuk erdhi në shtëpi për të parë Teresën”, tha Luca.

I riu qëndron në pritje të reagimit të autoriteteve italiane, ndërsa thekson Ne kemi mbaruar. Italia na ka lënë ”.

italia

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!