Home Aktualitet Koronavirusi/ Presidenti Meta thirrje: Nuk ka vend për panik, por të merren masat për kujdesin ndaj qytetarëve

Koronavirusi/ Presidenti Meta thirrje: Nuk ka vend për panik, por të merren masat për kujdesin ndaj qytetarëve

nga Editor

Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka deklaruar mbështetjen e plotë për të gjithë personelin shëndetësor.

Meta i ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që të marrin masa për sigurimin e mjeteve mbrojtëse të domosdoshme të mjekëve, por jo vetëm.

“Kërkohet bashkëpunim, profesionalizëm, përkushtim dhe transparencë. Shëndeti është prioriteti i të gjithëve sot. Mbështes të gjithë personelin shëndetësor që është përpara një sfide madhore.  

I bëj thirrje institucioneve të marrin masa për sigurimin e mjeteve mbrojtëse të domosdoshme. Përcaktimin jo vetëm të karantinave, por edhe të pajisjeve dhe të gjithçkaje të domosdoshme. 

Po e ndjek situatën hap pas hapi dhe së bashku me institucionet e tjera do të bëjë çdo gjë që të jemi afër çdo qytetari, për të mos lejuar përshkallëzimin e saj.

Financim të plotë për përmbushjen e nevojave të personelit shëndetësorë, forcave të sigurisë të gjithë atyre që do të angazhohen.

Plan të detajuar ekonomik për veprimet financiare mbështetëse. Sot familja dhe e gjithë shoqëria janë së bashku për të përballuar këtë emergjencë serioze”, tha Presidenti Meta.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!