Home Aktualitet Meta: Duhet plan i detajuar, të mos e lejojmë situatën të përshakllëzohet! Çdo qytetar të ndërgjegjësohet…

Meta: Duhet plan i detajuar, të mos e lejojmë situatën të përshakllëzohet! Çdo qytetar të ndërgjegjësohet…

nga Editor

Kreu i Shtetit Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për shtyp, në lidhje me situatën e krijuar, pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në vend.

Meta i bëri apel qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm ,ndërsa shtoi se çdo neglizhencë do të ishte e rrezikshme për familjen dhe shoqërinë  e gjithsecilit.

Maturia dhe mësimet e nxjerra nga vendet e tjera, si Italia, janë instrumentet më të sigurta për të përballuar me maturi këtë situatë të rënduar. Çdo qytetarë duhet ët jetë i vetëdijshëm që neglizhenca më e vogël rrezikon jetën e prindërve, familjarëve e miqve. Të gjithë duhet të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, vetëm kështu do të dalim nga kjo situatë. Shpresoj në përgjegjshmërinë e të gjithëve, të çdo përfaqësuesi të institucioneve tona të shëndetit dhe të gjithë institucioneve tjera, por edhe të qytetarëve”, tha Meta.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!