Home Aktualitet Koronavirusi/ OBSH: Një lajm i keq dhe një lajm i mirë

Koronavirusi/ OBSH: Një lajm i keq dhe një lajm i mirë

nga Editor

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi në konferencën e tij të përditshme se përhapja e koronavirusit në shumë vende po afron mundësinë që bota të shkojë në pandemi.

Por ai tha se ka edhe një lajm të mirë.

Tani që koronavirusi është përhapur në kaq shumë vende, rreziku i një pandemie është bërë shumë real. Por kjo do ishte pandemia e parë në histori që mund të kontrollohet. E fundit fare: ne nuk jemi në mëshirën e këtij virusi. Duhet të kujtojmë se me vendime decizive dhe të hershme, ne mund të ngadalësojmë koronavirusin dhe të parandalojmë infeksionet”, tha ai.

Ai kujtoi po ashtu se shumica e rasteve janë përqendruar në një grusht vendesh.

Për më tepër, dr. Tedros tha se Kina po e vë epideminë nën kontroll. Sipas tij, 70 përqind e të prekurve janë shëruar, duke treguar se vendi mund të kontrollojë sëmundjen.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!