Home Aktualitet Rritet numri i infektuarve me koronavirus në Greqi, vetëm 11 raste janë shënuar sot. Ministria apel qytetarëve: Shmangni udhëtimet

Rritet numri i infektuarve me koronavirus në Greqi, vetëm 11 raste janë shënuar sot. Ministria apel qytetarëve: Shmangni udhëtimet

nga Editor

Numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar ne 84”, kështu u shpreh ditën e sotme ministri i Shëndetësisë greke,  Vasilis Kikilia.

Ndërkohë një profesori i Sëmundjeve Infektive dhe zëdhënësi i Ministrisë, Sotiris Tsiordas njoftoi se 11 persona ishin diagnostikuar me koronavirus vetëm ditën e sotme.

Nga 84 pacientë, 27 janë në spital, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë me pneumoni të rëndë në Spitalin e Rios. Sa për 57 të tjerët, ata janë në një gjendje të mirë izolimi në shtëpinë e tyre.

Nga 84, 81 janë shtetas grekë dhe 3 të huaj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Profesori Sotiris Tsiodras lëshoi ​​gjithashtu një rekomandim të fortë për të shmangur udhëtimet e panevojshme për grupet që janë më të predispozuar që të preken nga sëmundja, si mosha e tretë, njerëzit me sëmundje kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes dhe diabetit.

Vizitat e panevojshme në strukturat e shëndetit janë gjithashtu të ndaluara. Pjesëmarrja në ngjarje politike dhe sportive që përfshijnë më shumë se 1.000 njerëz, si dhe gjysmë maratona e Athinës është gjithashtu e ndaluar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!