Home Aktualitet Mish e sallam nga Shqipëria, ndalohen dy pasagjerët në Perugia

Mish e sallam nga Shqipëria, ndalohen dy pasagjerët në Perugia

nga Editor

Autoritetet doganore në aeroportin ‘San Francesco d’Assisi’ në Perugia kanë ndaluar dy shtetas shqiptarë që vinin nga Tirana për shkak të zotërimit të produkteve të paligjshme.

Atyre iu është gjetur në bagazhe 25 kile mish, sallame e djathtë, futja e të cilave në Bashkimin Evropian është e ndaluar.

Artikujt e mësipërm të gjetur në valixhe dhe të sekuestruar nga dogana nuk kishin konfeksionimin e duhur, etiketat dhe certifikatat sanitare, çka i bën të paligjshme për futjen në BE.

Të tilla ushqime cilësohen si potencialisht të rrezikshme për konsumatorët dhe mbartës të mundshëm të sëmundjeve pandemike.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!