Home Aktualitet “Mezi pres të infektuarin e parë me koronavirus”, ekspertja në ISHP sqaron deklaratën e bujshme: E mendoja një gjë të tillë vetëm për shkak të…

“Mezi pres të infektuarin e parë me koronavirus”, ekspertja në ISHP sqaron deklaratën e bujshme: E mendoja një gjë të tillë vetëm për shkak të…

nga Editor

Deklarata e shefes së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ekspertja Areti Beruka pak ditë më parë në media se me zor po priste rastin e parë të koronavirusit në Shqipëri bëri bujë të madhe dhe u shpërnda gjerësisht në rrjet, duke marrë shumë kritika.

Sot ajo ka sqaruar kontekstin për të cilin e ka pasur atë reagim, teksa nënvizoi se më pas thënia e saj u përdor politikisht në mënyrë të turpshme.

”Është e turpshme që të bësh politikë, dhe të nxjerrësh një frazë jashtë konteksti. Ia kam dhënë përgjigjen gazetares se pse e mendoja një gjë të tillë, vetëm për shkak të skepticizmit të njerëzve ndaj rezultateve të testeve që ne kishim nxjerrë. Dua t’iu bëj me dije se personeli mjekësor është i mirëorganizuar për përballimin e këtyre rasteve”, tha Beruka pwr faweb.

DEKLARATA PAK DITE ME PARE NE NJE EMISION TELEVIZIV

Gazetarja: Vetë personalisht a keni frikë nga situate?

Mjekja: Absolutisht jo!

Gazetarja: Ka të bëjë me karakterin apo me profesionin?

Mjekja: Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek.

Gazetarja: Pse?

Mjekja: E para do të kuptojnë njerëzit profesionistë që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi gia. Përqindja e vdekshmërisë së saj është 2% . Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi. Unë i’u them me bindje që në ‘96 kur unë kam qenë specializante ne kemi pasur rastin e ‘kolerës’, e menaxhuam dhe nuk patëm asnjë rast të rëndë apo me vdekshmëri. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që duhet të besojnë. Pastaj është zgjedhja e tyre nëse duan të klikojnë lajmet false.

Lajme te ngjashme