Home Aktualitet Mbyllen shkollat për dy javë/ Ish zv ministrja e arsimit propozon planin si duhet të vijojë mësimi…

Mbyllen shkollat për dy javë/ Ish zv ministrja e arsimit propozon planin si duhet të vijojë mësimi…

nga Editor

Reagimi i plotë:

Në përballjen me Koronavirusin duhet të jemi solidarë!

Vendimarrja sot e Qeverisë për mbylljen deri në Prill të sistemit arsimorë Parauniversitarë dhe Universitarë në situatën e kësaj epidemie është e duhura , ndonëse paksa e vonuar. Në situatat e sotme , ku gjendet i gjithe vendi dhe bota , masat nuk duhet të jenë te paplota , as dhe propagandistike , por masa te percaktuara për të mirëmenaxhuar jetën e qytetarëve!

Grekët e vjetër thonë se : “Te mençurit kuptojnë nga gabimet e të tjerëve” , izolimi dhe vetizolimi janë masat më të mira për të parandaluar dhe për të përcaktuar situatën akute aktuale ku ndodhemi .

Mbyllja e shkollave është nje masë që duhet vlerësuar në këtë moment, por kjo masë ngelet gjysmake , nëse nuk do të shoqërohet me disa masa të tjera që lidhet me pezullimin për arsimin :

1. Realizimin e modeleve të mësimit , nepermjet TVSh, në nje nga kanalet e dedikuara për arsimin detyrues( mundësi që kjo realizohet me kurrikulen mësimore që është e unifikuar) , në hartim me MARS.

2. Realizimin e procesit të mësimit për maturantët në TVSh,, të cilët do të duhet të ndjekin procesin e provimeve të maturës shtetërore. ( model shumë të mire që per herë të parë është realizuar në ‘97 , dhe pati impak të jashtëzakonshëm) , realizuar në partneritet me MASR.

3. Për fëmijët e sistemit parashkollorë , të realizohen nga media vizive ne partneritet me MARS filma të animuar (vizatimorë) për situatat emergjente që duhet të edukojmê të vegjlit , per te rritur higjenën dhe kujdesin shëndetësorë.

4. Qeveria të hartojë një marrëveshje , ndërmjet punëdhenesit, punëmarrësit dhe qeverisë, për prindërit e fëmijëve të mitur dhe atyre që do te rrinë në shtëpi, tju sigurojë ketyre prindërve , mundësinë e ndënjes në shtëpi dhe realizimin( në ato raste që mundet) të punës nga shtëpi ,për të krijuar situatë bashkëpunimi dhe për të ndihmuar fëmijët dhe prindërit e tyre.

5 . Për fëmijët dhe prindërit e prekur nga tërmeti dhe ata që tashmë duhen vetizoluar, në mënyrë të menjehereshme shteti të pajisi me tekste mësimore falas dhe të krijojë mundësinë që n? ato mjedise që nuk kanë ekrana tv , ti pajisi me ekranet qe nua ka sekuestruar lloto basteve , për t’i ndihmuar këta fëmijë q? janë më të traumatizuar .
6. Bashkitë të marrin masa emergjente për të siguruar ujë të pishëm, të rrjedhshëm e të garantuar , pasi uji sherben për higjenizimin e mjedisit , larje , mbajtjen paster të rrobave dhe vendit ku jetohet e punohet.

7. Qeveria duhet të mobilizojë policinë dhe ushtrinë, që të jenë të sigurta vendet e karantinës ,të mjediseve të populluara , që mund të prodhojnë situara emergjente.

8. Qeveria të bëj rolin e menaxherit dhe tua lërë vendin daljes se specialistëve per të treguar masat dhe për të proceduae rastet.

Sot është koha të solidarizohemi dhe të mos panikosemi!
Kemi specialist të mrekullueshëm dhe të ndihmojë njëri- tjetrin!
Vetpërmbajtja, menaxhimi, vlerësimi , higjenizimi dhe infromacioni i përditësuar do të na bëj që t’ia dalim edhe kësaj pantemie botërore!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!