Home Aktualitet Qytetarët zbriten nga avioni në Rinas: Po na trajtojnë si kafshë…

Qytetarët zbriten nga avioni në Rinas: Po na trajtojnë si kafshë…

nga Editor

Ka qenë i papritur për udhëtarët vendimi për të anuluar fluturimet me veriun e Italisë. Gazetarja Erblina Mile ishte në aeroportin e Rinasit, ndërsa qytetarët tregojnë se në momentin e fundit u është kërkuar që të zbresin nga avioni.

Shumë prej tyre, janë revoltuar për mënyrën se si u zbritën nga avioni. “Deri në dy të natës kam prerë biletën. Asnjë nuk jep përgjigje. Po na trajtojnë si kafshë”, thonë qytetarët të revoltuar për Abc News.

Vendimi për të anuluar fluturimet me veriun e Italisë u mor ditën e sotme në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, pasi në Shqipëri u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus. /abcnews.al

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!