“Sa vdekjeprurës është ky virus varet nga mënyra si ne sillemi” – PD prezanton 11 masat që duhen marrë për përballimin e situatës

Read Time:1 Minute, 48 Second

Pas shënimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shiqpëri, Partia Demokratike ka bërë publike 11 masat e propozuara nga grupi i punës, për të shmangur përhapjen e virusit vdekjeprures. 

Masat janë komunikuar nga dr. Mirela Tabaku, në një deklaratë për mediat, e cila duke cituar drejtorin e OBSH tha se “sa vdekjeprurës do të jetë ky virus, varet jo vetëm nga ai por edhe nga mënyra sesi ne do të sillemi.”

Më poshtë gjeni 11 masat e përcaktuara nga grupi i punës i PD:

  1. Komunikim tejet transparent dhe disa here ne dite me popullatën ne lidhje me situatën aktuale dhe masat e marra nga qeveria.
  2. Prioriteti i rëndësishëm është marrja e masave urgjente në lidhje me mbrojtjen e personelit shëndetësor dhe lehtësimin e punës së tyre në funksion të popullatës. Për këtë është e rëndësishme të veprohet me shpejtësi nga ana e qeverisë në mënyrë të organizuar, me mendje të kthjellët dhe pa panik.
  3. Pajisja e personelit me mjetet mbrojtëse (antivirus protection kit, maskat N95, tutat mbrojtëse, syzet apo vizierat që mbulojnë fytyrën, dorezat, qeset me qafa për veshjen e këpucëve dhe qeset për mbledhjen e mbetjeve).
  4. Marrja e masave për pajisjen adekuate me mjetet mbrojtëse për autoambulancat transportuese dhe stafin mjekësor të tyre.
  5. Bërja gati e çdo strukture të shërbimit parësor apo sekondar spitalor në çdo cep të Shqipërisë. Trajnim i kujdesshëm dhe i detajuar i stafeve mjekësore, qoftë për trajtimin e kujdesshëm të pacientëve, ashtu edhe për mbrojtjen e tyre.
  6. Fuqizimi dhe shtimi i kapaciteteve te laboratorëve, jo vetëm i atyre epidimiologjikë, viralë, por kudo që ato janë.
  7. Mobilizimi dhe vënia në dispozicion e gjithë personelit mjekësor, i cili sot nuk është aktiv, mjekë epidimiologë, infeksionistë apo edhe të specialiteteve të tjera dhe që janë aktualisht në pension.
  8. Rritja e kujdesit dhe promovimi i masave parandaluese për të gjithë popullatën dhe për personelin mjekësor në të gjitha mediat.
  9. Karantinim i detyruar për personat që kanë kontakt me të infektuarit dhe vetëkarantinim vullnetar për personat që vijnë nga zona të infektuara.
  10. Sigurimi i fondeve të detyrueshme nga ana e qeverisë.
  11. Zbatimi me përpikmëri i të gjithë masave dhe protokolleve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Koronavirusi në Shqipëri/ Reagojnë organizatorët: Do të mbahet apo jo koncerti i Maluma-s në Tiranë?
Next post Mjeku i urgjencës në QSUT i “përvishet” qeverisë: Koronavirusi t’i ul brekët e propagandës!