Home Aktualitet Koronavirusi në Shqipëri/ Reagojnë organizatorët: Do të mbahet apo jo koncerti i Maluma-s në Tiranë?

Koronavirusi në Shqipëri/ Reagojnë organizatorët: Do të mbahet apo jo koncerti i Maluma-s në Tiranë?

nga Editor

Konfirmimi i dy rasteve me koronavirus në Shqipëri solli pezullimin e mësimit në të gjitha shkollat për dy javë, si dhe pezullimin deri më 3 prill të fluturimeve dhe lundrimeve drejt veriut të Italisë.

Gjithashtu, kryeministri Rama shtroi kërkesën për të anuluar të gjitha grumbullimet masive, kulturore, sportive, aktivitete, dëgjesa publike, koncerte, e dëgjesa publike.

Kështu, lart e poshtë po flitet edhe për pezullimin e koncertit që do të mbahet ditën e verës në Tiranë, ku do të performojë edhe këngëtari me famë botërore, Maluma.

Pas këtyre lajmeve, organizatorët e eventit kanë reaguar, duke njoftuar se koncerti ende nuk është anuluar dhe pritet një njoftim zyrtar.

“Ju lutem prisni një njoftim zyrtar nga organizatorët e koncertit. Janë publikuar nga portalet që koncerti është anuluar dhe s’është e vërtetë. C’do gjë do të bëhet e ditur së shpejti.”- shkruan njëri prej organizatorëve në postim.

Image

Lajme te ngjashme