Home Aktualitet Babë e bir në karantinë, mjeku jep detajet dhe një mesazh optimist: Djali me temperaturë 37.2, ja si është gjendja e tyre

Babë e bir në karantinë, mjeku jep detajet dhe një mesazh optimist: Djali me temperaturë 37.2, ja si është gjendja e tyre

nga Editor

Dalin të dhëna të reja nga gjendja shëndetësore e dy personave të para të prekur me koronavirus në vendin tonë, babë e bir që janë tashmë në karantinë.

Mjeku i njohur Tritan Kalo, ka thënë sot gjatë konferencës për mediat, se ata janë në gjendje shumë të mirë.

Janë në gjendje shumë të mirë, unë vetë personalisht i kam vizituar vetë sot në mëngjes. Djali, ka nivel oksigjenimi shumë të mirë në mushkëri, me temperaturë maksimale 37.2, ka elementë pulmonar të përputhshëm me infeksionin e kësaj natyre. Ndërsa personi i kontaktit të ngushtë, që është infektuar kishte një oksigjenim pak më të ulët në përputhje me duhanpirjen kronike, por pa temperaturë me elementë shumë të vakët pulmonarë, janë në gjendje shumë të mirë dhe ka nisur mjekimi sapo janë hospitalizuar”- tha ai.

Ai përfitoi për të dhënë një mesazh optimist, e qetesues per gjithe popullaten, te ciles i kujtou te jene te kujdesshem dhe te respektojne masat e kerkuara nga specialistet.

“Në bazë të shifrave janë 97% e të sëmurëve që shërohen plotësisht e kjo eshtë shifër optimiste, deri tani gripi ka vrarë mbi 500 mijë vetë, ky virus ka vrarë mbi 3500 vetë”, tha ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!