Home Politike Vendimi për Tahirin, Ambasada e SHBA:Vendim shkurajues

Vendimi për Tahirin, Ambasada e SHBA:Vendim shkurajues

nga Albina Hoxhaj

Pas dënimit të Saimir Tahirit nga Gjykata e Krimeve të Rënda ka reaguar dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara. Në një deklaratë për mediat ambasada shkruan se dënimi kundër Tahirit është i pamjaftueshëm. Për SHBA vendimi i djeshëm “demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta”. Më tej shtohet se dënimi është shkurajues, duke parë akuzat e rënda që ishin kundër tij. REAGIMI I PLOTË Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!