Ambasadori i Izraelit, z. Noah Gal Gedler i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Read Time:1 Minute, 4 Second

Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Shtetit të Izraelit në Shqipëri, z. Noah Gal Gedler, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Presidenti Meta e uroi Ambasadorin Gedler për marrjen e detyrës dhe i përcolli përshëndetjet dhe falenderimet për Presidentin Reuven Rivlin dhe autoritetet izralite për emërimin në Tiranë të një diplomati me eksperiencë dhe kontribut të shquar në këtë fushë. Kryetari i Shtetit e siguroi Ambasadorin Gedler për bashkëpunim të ngushtë me qëllim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore e historike ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë dhe dy popujve tanë. Duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe trendin pozitiv të bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta theksoi se ka ende potencial për t’i rritur më tej marrëdhëniet ekonomike-tregtare. “Izraeli mund të shërbejë si një shembull i shkëlqyer se si një komb i vogël, që përballet me shumë sfida, mund të zhvillojë vendin e tij, mbështetur në kapacitetin njerëzor e intelektual. Jam krenar, për kontributin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore”, – u shpreh Presidenti Meta. Me këtë rast, Kreu i Shtetit konfirmoi pjesëmarrjen në Konferencën Botërore për Holokaustin, që do të zhvillohet në Janar 2020 në Jerusalem, i ftuar nga Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Paralajmërimi, Saimir Tahiri: Nesër them të vërtetën
Next post Vendimi për Tahirin, Ambasada e SHBA:Vendim shkurajues