Home Aktualitet Gjykata e Krimeve të Rënda nuk është kompetente për të dënuar Saimir Tahirin…

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk është kompetente për të dënuar Saimir Tahirin…

nga Albina Hoxhaj

Nga Ledio Braho

Ja përse Gjykata e Krimeve të Rënda nuk është kompetente për të dënuar Saimir Tahirin për shpërdorim detyre dhe përse ky dënim nuk do qendrojë në fuqi në Apel:

  1. Neni 375 i K.Pr.Penale parashikon se “Me vendimin përfundimtar gjykata mund t’i japë faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori ose viktima akuzuese, më të lehtë ose më të rëndë, me kusht që vepra penale të jetë në kompetencën e saj”;
  2. Për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me kompetencën mes prokurorive dhe gjykatave të rrethit dhe atyre të Krimeve të Rënda, Kolegji Penal i Gj.L., me vendimin nr. 13, datë 04.04.2018 për njësimin e praktikës gjyqësore, ka njësuar se “Çështjet penale të tjera, të cilat nuk përfshihen në nenin 75/a të pandryshuar të Kodit të Procedurës Penale edhe ato të përfshira në nenin 135 pika 2 të Kushtetutës, nenin 8 dhe 9 të Ligjit nr. 95/2016 dhe nenin 75/a të ndryshuar të Kodit të Procedurës Penale, janë në kompetencën lëndore të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe apeleve me juridiksion të përgjithshëm penal, deri në datën e krijimit të gjykatave të posaçme. Pas krijimit të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, çështjet në gjykim para gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm, do të përfundohen nga këto të fundit”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!