Home Politike Vendimi zhgënjyes për Tahirin, çfarë do të deklarojë sot?

Vendimi zhgënjyes për Tahirin, çfarë do të deklarojë sot?

nga Editor

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 3.4 vite shërbim prove për shpërdorim detyre ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tahiri e cilësoi qesharak vendimin e Gjykatës në një prononcim për mediat, ndërkohë që nuk munguan as batutat me gazetarët, të cilëve i këshilloi që të kishin kujdes me “kushërinjtë idiotë”.

Më vonë, rreth mesnatës ish-ministri i Brendshëm bëri një lidhje direkte me emisionin “Open”, në Top Channel, ku duket se edhe në këtë rast fjalët i munguan, dhe nuk e fshehu dot gjendjen e vështirë që po kalonte.

Teksa analisti Andi Bushati replikoi me ish-ministrin për ironinë që përdori ndaj Habilajve në prononcimin për mediat, ky i fundit i mbylli telefonin gjatë transmetimit “live”.

Bushati iu drejtua Tahirit me fjalët:

“Nuk është në komoditetin tuaj që të bëni ironi sepse nuk është se keni vetëm lidhje gjaku me Habilajt, por keni dhe një lidhje miqësie mes jush, gjë që konfirmohet nga udhëtimet e përbashkëta dhe drekat e darkat që konsumoni bashkë”.

Tahiri ia ndërpreu fjalën duke i thënë:

“Nuk mund ta vazhdoj debatin sepse ju jeni në studio dhe unë unë jam në telefon, jemi në pozita jo të barabarta.”

Lajme te ngjashme