Home Sport “Tifozëve iu vlon gjaku për Flamurtarin”, Sukaj: Daja më ka prishur punë, se nuk kam me kë të qaj hallet

“Tifozëve iu vlon gjaku për Flamurtarin”, Sukaj: Daja më ka prishur punë, se nuk kam me kë të qaj hallet

nga Editor

Xhevahir Sukaj ishte i ftuar në “Rubrika Sportive” ditën e sotme, ku ka folur për momentin e Flamurtarit, por edhe për Skënderbeun, teksa thotë se nuk i ka menduar asnjëherë korçarët për mbijetesë.

Sukaj Flamurtari

Shpresoj që brenda 10 ditëve do të jem i gatshëm, pasi çdo gjë po shkon shumë mirë..

Me Dajën qanit hallet te Flamurtari?

Kemi kaluar mirë me Dajën, më ka prishur punë, pasi tani nuk kam me kë të qaj hallet. E ka pritur këtë sukses të Skënderbeut dhe gjithmonë nuk e kam menduar te skuadrat për mbijetesë.

Momenti i Flamurtarit?

Ne te Flamurtari kemi si detyrim të luftojmë deri në fund, kushtet i kemi të mira dhe për këtë arsye do të provojmë deri në fund. E kemi nisur keq pasi pak ditë para nisjes nuk kishim lojtarë. Fitorja erdhi me Gjirokastrën edhe pse është vonë. Jemi të detyruar t’i prishim punë çdo skuadër për të respektuar garën.

Tifozët?

Nuk e kemi të thjesht pasi edhe atyre u vlon gjaku. Janë të mërzitur pasi rrëzohet Flamurtari, një skuadër me shumë traditë. Ne i kemi premtuar që do ta nisim për mbarë, edhe pse ka shkuar keq. Ndeshja me Tiranën, ekipi e filloi shumë mirë. Një rast i Ribajt mendoj se Tirana nuk do të fitonte.

Lajme te ngjashme