Home Aktualitet Saimir Tahiri dënohet vetëm “për shpërdorim detyre”

Saimir Tahiri dënohet vetëm “për shpërdorim detyre”

nga Editor

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata ka rrëzuar akuzat për përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës, ndërsa e ka dënuar ish-ministrin për korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë. Ai është dënuar me 5 vjet heqje lirie.

Për ish-ministrin, prokuroria ka kërkuar 12 vite burgim. Sipas akuzës, Tahiri ka garantuar paprekshmërinë e grupit të Habilajve në trafikimin e sasive të mëdha të drogës drejt Italisë. Si Tahiri dhe avokati i tij kanë këmbëngulur në pafajësi duke u shprehur se prokuroria dështoi të ofronte një provë konkrete në mbështetje të akuzave të ngritura. Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet nisën pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i Tahirit përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e Tahiri, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit të kaluar ish-ministri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll shkurtin e kaluar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!