Shefi i shefit të shefit

Read Time:1 Minute, 24 Second

Sajmir Tahiri erdhi para disa viteve në një post të rëndësishëm qeveritar përmes polemikave të pazëshme, kurse sot, në bankën e të akuzuarve, jep mesazhe dykuptimshe, të cilat duket se i adreson te Shefi i Qeverisë aktuale. Kurse në bisedat e përgjuara ndër anëtarët e grupit të Habilajve atij i referoheshin si Shef. Pra kjo duket si historia e Shefit të Shefit të Shefit. Portretizimi i lidhjeve politikë krim. Atë që prodhoi ky kombinim vazhdojmë ta vuajmë.

Pavarësisht viktimizimit të Tahirit, mendoj se fjalën e fundit duhet ta thotë drejtësia, e cila në këtë rast monitorohet nga partnerët tanë. Por fijet janë të shumta, lidhjet krim-politikë nuk mbarojnë me dënimin e një ish-ministri. Tashmë duhen hetuar dhe dërguar në gjykatë edhe dosjet e tjera. Sajmiri ishte njëri nga Shefat, i cili mund ta ndihmonte drejtësinë nëse thyen kodin e heshtjes. Ai di shumë rreth kanabizimit të vendit.

Nëse nuk flet, ai merr me vete edhe një akuzë tjetër, atë të fshehjes së krimit, e cila mbase nuk provohet dot sot, por nesër ndoshta. Kurse Shefi i Madh merret me Presidentin, me dekretet, bën zhurmë e lajme, sepse duhet zhvendosur vëmendja. Kupola e Rilindjes po tronditet me rastin Tahiri, pasi themelet po i luajnë. Kush e ka rradhën?! Shef Gjiknuri, Shef Balla, Shef Manja, apo … Shefi i Madh Rama. Të gjithë kujtojnë se ja hodhën!

Në fakt, sapo ka filluar. E nëpër mendje më vijnë viktimat e kanabisit, mijrat që punuan si skllevër, qindrat që u burgosën, dhjetra mijrat që janë të varur nga përdorimi i tij, ata që pësuan dhe vazhdojnë të pësojnë. Kosto shumë e lartë që disa të pasurohen. Kjo nuk mund të falet!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rama ka frikë Ilir Metën
Next post Ish-kreu i Antidrogës në Fier: Tahiri do dënohet, por …