Rama ka frikë Ilir Metën

Read Time:2 Minute, 30 Second

Lefter Maliqi nga foltorja e Kuvendit deklaroi se ky parlament është show dhe deputetë janë të shkëputur nga realiteti. Sipas Rama ka frikë nga zgjedhjet sepse i humbet ata.

Fjala ime ne Parlament

Te dashur shqiptar po ju drejtohem juve se qeveria dhe deputetet e PS skane lidhje me ju pasi jetojne ne planet tjeter ose jane me pushime. Jo me kot artisti i madh Reshat Arbana shprehet: “Hani pini e rrembeni, mbushni xhepa, mbushni arka, te pa b… ju gjeti dreka, milioner ju gjeti darka, eshte koha e cakenjeve dhe e maskarenjeve.”

Ky parlament ka kohe mbi 3 muaj qe ben aktrim e show duke u marr vetem me Presidentin qe vet e zgjodhen, vet e ben dhe kryetar parlamenti, dhe Presidenti ju dha disa here mbeshtetjen per te fituar Bashkine e Tiranes dhe Qeverine ne 2013. Mosmirenjohja e Rames ndaj Z.Meta ska kufi, ai shantazhon me komision qesharak hetimor por e di shume mire fuqine, aftesine, kurajon, patriotizmin, korrektesine e z.Meta te cilin e ka frike.

Te dashur shqiptar keta sduan te ndryshojne sistemin zgjedhor sepse kane frike nga vota e drejtperdrejte e popullit, dhe me sistemin aktual deputetet jane kthyer si dele te Kryetarit. Asnje deputet i PS nuk flet kunder, vetem pak ngriti zerin Bushati e shkarkoi si minister, e hoqi si drejtues te qarkut Shkoder dhe po e sulmon nepermjet Top Channel-it. Kudo ka pllakosur varferia dhe pasiguria, kemi emigrime masive, cpopullime dhe mbi 100 mije nxenes me pak dhe shkolla te mbyllura dhe infermiere qe po braktisin spitalet dhe qendrat shendetesore. Kemi vjedhje kolektive me oligarke miliona euro kontrata rrugesh, babezi e zhvatje per cdo gje, per shkak se Rama eshte kthyer ne peshkaqen duke rrembyer pasurite tuaja, duke zaptuar gjithe institucionet, duke vene ne rrezik demokracine. Nuk egziston me demokracia lokale, eshte kapur reforma ne drejtesi, vendi pa gjykate te larte kushtetuese.

Rama ka frike nga zgjedhjet pasi e di shume mire qe nuk fiton, ka frike bashkimin e PD me LSI dhe bashkimin e tyre me Camet dhe minoriterin grek. Rama hap panik ne Parlament qe do arrestohet Meta ka mbi 3 muaj por per tu arrestuar eshte Rama qe ka si koke turku Tahirin dhe te tjere qe i ka shitur. Meta ka vepruar dhe vepron si burre shteti, ka merita ne cdo detyre qe ka kryer si ish kryeminister, ish kryetar parlamenti etj pasi ka luajtur rol vendimtar ne te gjitha marreveshjet dhe reformat ne interes te shqiptareve. Po keshtu z.Berisha ka merita per bashkimin e shqiptareve me rruge, antaresimin ne Nato, levizjen e lire ne BE si dhe dyfishimin e pagave te infermiereve, mjekeve, mesuesve, pensionistave. Rama do njihet ne histori si KM deshtak, piktor i deshtuar, qe varferoi popullin e vodhi, qe e cpopulloi dhe bashkepunoi me krimin e bandat jo vetem duke vjedh popullin por dhe duke futur duart ne voten e popullit. Koha per ndryshim sistemi dhe per rrezimin e kesaj Rilindje qe ska lidhje as me PS as me Shqiptaret.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kush është shkaktari më i madh i vdekjeve në botë?
Next post Shefi i shefit të shefit