Home Aktualitet Në orën 16:00 vendimi, çfarë pritet të publikojë Saimir Tahiri?

Në orën 16:00 vendimi, çfarë pritet të publikojë Saimir Tahiri?

nga Albina Hoxhaj

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë në foltoren e Kuvendit, lidhur me procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir tahiri, për të cilin pritet vendimi final i Gjykatës së Krimeve të Rënda në orën 16:00.

“Të dashur kolegë të mazhorancës, mos e shihni si betejë mes jush dhe kolegut tuaj të ngushtë. Jam kundër kësaj beteje false që keni ju me njëri-tjetrin, me atë që zgjodhët vetë. Kampioni po shkon në gjykatë, nga ora 16:00 do të jepet vendimi. Mbase ka dhe ai ndojnë kasetë, ndonjë filmim në ndonjë hotel në jug të Shqipërisë për ju, për këta, për ata që ishin këtu dhe zbritën. Nxitoni shpejt e votoni Kodin Penal, duhet të hyjë në fuqi sot në orën 17:00, se pas orës 16:00 do ju nxjerrë kasetat, videot nëpër ekrane, prandaj frenoni shpejt dhe ruani vete. Inshallah ju ka kapur bukur, aty ku ju ka filmuar”, tha Murrizi.

Nuk dihet nëse deklaratat e Murrizit kanë ndonjë informacion sekret, apo janë thjesht një hipotezë e tij.

Lajme te ngjashme