Rimbursimi i ilaçeve, skemë që vret

Read Time:1 Minute, 30 Second

Nga Skerdjan Dhuli

Ditën e djeshme i humba nja 3 orë në QSUT. Familjares time të sëmurë kronike, i duheshin bërë dokumentat për ilaçin me rimbursim.
E dini çfarë bën ky shtet ?

Tek dera në foto, pllakos gjithë Shqipërinë për të kaluar në “komision” për këto medikamente.
Çdo gjashtë muaj, ose edhe më pak sipas rastit, i sëmuri duhet të kalojë në këtë radhën asfiksuese të Konsultat e QSUT.
Pse ?
Sepse sipas mendjendriturve, Ministri e Shëndetësisë dhe specifikisht FSDKSH, ilaçin me rimbursim nuk mund ta jap mjeku specialist në poliklinikë sepse sipas tyre, kjo rrit kontrollin ndaj abuzimit, por duhet ardhur në QSUT. Ironike kur mendon shtetin e PPP-ve të flasë për abuzimet…

Por skema ka edhe një arsye tjetër që është kriminale.
Ilaçin me rimbursim sipas Ministrisë pacienti e merr vetëm pasi merr firmën e mjekut në “komision”, por këtu lind çudia alla Shqiptare.
Firma e këtij mjeku hidhet poshtë nga mjeku i familjes. Dmth firmën e profesorit në QSUT, e rrëzon mjeku i familjes. Pse ?
Sepse Ministria ka urdhëruar mjekët të firmosin një kontratë me FSDKSH për buxhetin e ilaçeve me rimbursim.
Me rastin më të mirë, ilaçi i ndërrohet, duke dhënë jo atë cilësor të caktuar nga mjeku specialist në QSUT, por një alternativë surrogato që ka nje çmim qesharak e cilësi mizerabël.
Në rastin me të keq, mjeku ka arritur normën në buxhet, dhe në këtë moment pacienti nuk e merr ilaçin e duhur.
Sepse krimi bëhet edhe më i rëndë.
Nëse mjeku i familjes thyen kontratën me FSDKSH, atëherë mjeku paguan gjobë si dëm ekonomik disa fish më shumë se vlera e medikamentit të dhënë për pacientin.

Dhe siç ndodh zakonisht, faji ju ngelet mjekëve, edhe pse ata janë fajtor për këtë fakt aq sa jam unë fajtor pse djeg dielli në gusht.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Show apo frikë? Cili është fati i Saimir Tahirit?
Next post Propozimi i Ramës/ Heshtja e frikshme e prindërve shqiptarë!