Home Aktualitet Sot vendimi, a do ta bëjë Rama kurban Saimir Tahirin?

Sot vendimi, a do ta bëjë Rama kurban Saimir Tahirin?

nga Albina Hoxhaj

Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërrin te Gjykata e Krimeve të Rënda i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia.

Tahiri nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediet por menjëherë është futur në gjykatë. Në seancë ka edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

Në seancën e mëparshme Prokuroria kërkoi 12 vite burg për ish-ministrin, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë Prokuroria dha edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çelën.

Tahiri akuzohet për “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Lajme te ngjashme