Grabitja e Kopshtit Botanik me synim kthimin e tij në një truall ndërtimi ishte e parapërgatitur nga kryebashkiaku Erjon Veliaj para se kryeministri Rama ta kalontë këtë pronë në administrim të Bashkisë së Tiranës. Shijak Televizon sjell dokumentet që fajtojnë se Veliaj ka kërkuar të bëjë marrëveshje me rektoratin e  Tiranës që me date 1 nëntor 2018, ndërkohë që Rama ka firmisur VKM të posacme të datës 17 korrik të këtij viti, administrimi i është hequr Universitetit të Tiranës. Në shkresën drejtuar rektoratit të Tiranës Veliaj po përgatiste terrnin për të marrë në duar, përmes bisedimeve me drejtues te Universitetit të Tiranës, Kopshtin Botanik. Ai është krijuar prej vitit 1965 me një ligj të posacëm të  datës 15 mars të atij viti ku  thuhet se sipërfaqja nga 15 deri në 20 hektar drejtohet dhe administrohet nga Universiteti Shtetëror i Tiranës.  Veliaj nuk ja arriti qëllimit ta marrë pronën me bisedime,  pasi drejtuesit e UT-së refuzuan të dalin mbi ligjin. Siç shihet dhe nga shkresat dhe relacioni mbeshtetës, UT  bazohet në këtë ligj dhe në ligjin tjetër të arsimit të lartë të vitit 2015 mbi kërkimin shkencor  dhe në nenin 57 të Kushtetutes  . VKM bie ndesh me këtë nen duke cënuar autonominë e institucionit të arsimit të lartë  dhe lirinë akademike. Prej vititt 1965 kopshti botanik ështe ne perdrim te studentëve sidomos të atyre të  biologjisë dhe të bioteknologjisë. Tani me rreth 11 ha ai numëron 2 mijë specie bimësh, dhe është unikal në Shqipëri me shërbimin ndaj kërkimit shkencor.

Me VKM e Ramës me date 17.7 2019,   nga pronë shtetërore,  Kopsti Botanik merr statusin e  pronës lokale dhe në këtë mënyrë mund të tjetërsohet pa nevojë ligji apo për vendim qeverie. Pra Bashkia ka te drejte  “për ushtrimin e funksioneve të saj” dhe  bazuar në këtë VKM, ta ndryshoje atë me një vendim të thjeshtë të Këshillit Bashkiak, i cili pas 30 qershorit  përbëhet i gjithi nga përfaqësues socialistë. Universitetit te Tiranës, nuk iu be e ditur asnjehere ky plan i fshehtë,  Veliajt megjithëse  kërkesat e vazhdueshme drejtuar Bashkisë,  Ministrisë  së Arsimit e cila propozoi VKM dhe as nga Agjencia Shtetërore e Kadastres . VKM e Ramës shprehet se nuk mund të ndryshohet destinacioni i kopshtit, kjo pikë mund të interpretohet, pasi duke qenë pronë e Bashkisë,  ajo i ka të gjitha të drejtat mbi truallin, edhe kalimin te privati.  Për të fshehur çdo dyshim  mbi kthimin e kopshtit botanik në shesh ndërtimi, qeveria Rama është kujdesur të kamuflojë atë në VKM. Kthimi i gjithe zonës së parkut të liqenit në shesh ndërtimi ka qenë një ndër planet e hershme të  Edi Rames që në mandatin e parë të tij si kryebashkiak.  Tashmë në krye të qeverise, Edi Rama ka paralajmëruar, ndërhjyrjen në zonën e ish gardës, ndërsa ka bërë fakt të kryer kantierin e ri “Kopshtin Botanik”.  Drejtues të Universitetit e mësuan vetem pas një viti se vendimi është marrë pa e diskutuar dhe pa vënë fare në dijeni instucionin, i cili e ka nën administrim pronën dhe e përdor si laborator në natyrë për një sërë degësh studimore.  Në këtë mënyrë rruga e vetme për të shpëtuar këtë pasuri shtetërore për studentët, mbetet  gjyqi. Ata iu drejtuan Gjykatës administrative të Apelit në gusht të këtij viti , dhe pëgjigjja perfundimtare pritet të vijë nga ky institucion drejtesie, nëse edhe këtu Veliaj nuk e ka paracaktuar privatizimin e  Kopshtit Botanik ashtu si me 1 nentor 2018, VKM e miratuar nga Rama  ne 17 korrik 2019.

(Shijaktv)