Wed. Apr 14th, 2021

Fatmir Kolecaj i ka dhënë fund jetës pasi vrau ish- bashkëshorten e tij Esmeralda Filopatin si dhe vëllain e saj Vledison Filopati në Kodër-Rrëshen të Mirditës.

Mbrëmjen e 25 shkurtit Kolecaj i bëri pritë Esmeralda Filopatit e cila po kthehej nga puna bashkë me vëllain e saj Vledisonin duke i qëlluar me armë dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

Fatmir Kolecaj dhe Esmeralda Filopati kishin tre fëmijë bashkë por 47- vjeçari e dhunonte gruan derisa në 2017 u dënua me 10 muaj burg për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Më pas Esmeralda Filopati kishte urdhër- mbrojtje por shpesh Fatmir Kolecaj e kishte thyer dhe kishin pasur edhe konflikte me njëri- tjetrin

error: Content is protected !!