Home Aktualitet BKT, banka e parë e pandehur për pasiguri

BKT, banka e parë e pandehur për pasiguri

nga Albina Hoxhaj

“Dosja e ndaluar”, nga Basir Collaku

Prokuroria me datë 24 korrik 2018 në bazë të nenit 327 të Kodit të Procedurës Penale, njofton përfundimin e hetimeve të shoqërisë tregtare me administrator Kaan Pekin.

Në aktin e vënies në dijeni Prokuroria thotë se:

Shoqëria Tregtare  “Banka Kombëtare Tregtare” sha, me cilësinë e të pandehurës sepse në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal  nr 3539 datë 09.05.2017, në ngarkim të të pandehurit shoqëria tregtare “Banka Kombëtare Tregtare”  sha e akuzuar për veprën penale të mashtrimit të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Sipërmarrësi A.D,ka bërë kallzim penal ndaj degës së Bankës në ish-“Sheraton-Tirana” dhe firmës private “Sulkaj”. Kjo për faktin se shtetaset Anila Bushi, Vilma Godo, Valbona Derhemi, Eli Kola, punonjëse të kësaj Banke,  meqë u duheshin “gjendje në arkën e bankës” një sasi e konsiderueshme lekësh, i kanë kërkuar kallëzuesit  që të depozitonte në llogarinë e “Sulkaj” në favor të saj shumën në vlerën 300 mijë dollar dhe 41 milionë lekë të reja, sasi parash të depozituar në atë Bankë. Si klient dhe për shkak të besimit të ofruar kallzuesi bën depozitimin me shënimin dhënie huaje deri me datë 12,.12. 2016, për një afat kohor prej tre ditësh. Por nuk ka shkuar sipas premtimeve ujdia marramendëse e parave ku një grup punonjësish dhe një sipërmarrës donin të mbulonin një mangësi prej afro 1 milionë eurosh.

Prokuroria thkson se “këta punonjës kanë aftësinë dhe bëjnë pjesë në rrethin e personave fizaikë, veprimet e të cilëve mund të ngarkojnë me  përgjegjësi penale personin juridik edhe pse nuk janë në rolin e adminsitratorit apo organit drejtues të shoqërisë tregtare.

Neni 3 i Ligjit  nr 9754 datë 14.06.2007 për “Përgjegjësinë penale të personave juridikë”  parashikon se :

“Personi juridik ka përgjegjësi penale për vepra penale të kryera , në emër ose dobi të tij nga një person që është nën autoritetin e personit që përfaqëson drejton dhe adminsitron personin juridik.” Në kuptim të këtij parashikimi ligjor përfshihen ato persona fizikë brenda strukturave të personit juridik që nuk kanë poste drejtuese por që kanë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë e personit juridikdhe veprojnë nën autoritetin e administratorëve apo drejtuesve të personit juridik. “

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre mund të kryejnë vepra penale në emër dhe dobi të personit juridik. Edhe vartësit mund të kryejnë veprime juridike në emër dhe për llogari të personit juridik duke qenë perfaqësues të këtij të fundit. Shumë vendime që kanë të bëjnë me përditshmërinë e personit juridik duhet të merren menjëherë dhe nuk mund të presin miratimin e organeve drejtuese. Për këtë arsye, nëse duke ushtruar  veprimtarinë e përditshme kryejnë një vepër penale në emër të personit juridik dhe për llogari të tij, duke qenë përfaqësues të këtij të fundit, e ngarkojnë atë me përgjegjësi penale.

Përgjegjësia penale e personit juridik vjen për shkak se nëpunësi, vartësi, ka vepruar në mënyrë të tillë duke qenë nën autoritetin e adminsitraorit dhe në këtë mënyrë shpreh vullnetin e vetë personit juridik. Kjo kategori është parashikuar pasi shpesh mund të synohet të shkarkohet përgjegjësia në nivelet e ulëta të punonjësve. Këta individë duhet të kenë një pushtet domethënës  në ushtrimin e veprimtarisë së përditshme. Me anë të ktij pushteti, ata luajnë një rol të rëndësishëm dhe janë përcaktues në realizimin e objektivave të personit juridik. Dhe nëse veprimtaria e tyre nuk kontrollohet nga kategoria e personave juridikë të kategorisë së parë, vendimmarrja e tyre  mund të barazohet me vendimmarrjen që shpreh vullnetin e vetë personit juridik.

Nisur nga ky trajtim teorik, thekson Prokuroria në rastin konkret, personat fizik që kanë kryer veprimet e kundraligjshme janë drejtues dhe përgjegjës të degës së Bankës , sipas manualit mbi aktivitetin e arkës së bankës këto shetas kanë fuqi vendimmarjeje dhe shprehin në këtë mënyrë vullnetin  e shoqërisë tregtare dhe pse nuk janë në rol drejtues  apo kontrollues të gjithë shoqërisë.

Me veprimet e tyre të kundraligjshme,  sipas akuzës këto persona sjellin lindjen e përgjegjësisë penale të shoqërisë tregtare, pra janë të aftë dhe përfshihen në rrethin e personave fizikë  të parashikuar nga ligji.

Në këtë mënyrë përmbushet KRITERI i PARE  i ekzistencës së personit fizik i cili përfshihet në rrethin e atyre personave fizikë  veprimet e të cilëve mund të  ngarkojnë me përgjegjësi penale personin juridik.

Gjithashtu shtetaset Bushi, Derhemi, Godo, kanë vepruar në emër të shoqërisë tregtare BKT sh.a, të gjitha veprimet e kryera prej tyre janë kryer në emër të shoqërisë dhe për shkak të detyrës që kanë pasur brenda strukturës së shoqërisë tregtare dhe jo në emër të tyre personal.

Banka përfiton..

Prokuroria thekson se nga kryerja e këtyre veprimeve të kundraligjshme , Banka ka patur dobi, ka përfituar, pasi nga veprimet fiktive të kryera për depozitimin e parave cash, nga pamjet filmike është provuar se nuk ka pasur një depozitim të tillë dhe banka ishte me humbje në bilancet e saj. Me kryerjen e veprimeve mashtruese të punonjësve të saj, në dëm të sipërmarrësit kallzues, banka në fund të ditës në mbylljen e bilancit ka arritur të rikuperojë këto shuma të cilat ishin tranferuar në mënyrë fiktive dhe ishin tërhequr fizikisht në një degë tjetër, në degën e Lushnjes. Me anë të këtyre veprimeve të punonjësve të saj banka ka shpëtuar nga një humbje e madhe parash dhe në këtë mënyrë ka arritur jo vetëm të mos ketë humbje por edhe të përfitojë. Në këtë mënyrë vërtetohet edhe DOBIA që ka nxjerrë shoqëria tregtare nga kryerja e këtyre operacioneve financiare. Në këtë mënyrë përmbushen në mënyrë të njëkohëshme krieteret e vendosura nga ligji dhe si rrjedhojë vërtetohet plotësisht Përgjegjësia Penale e shoqërisë tregtare “Banka Kombëtare Tregtare” .

Në vendimin nr 1032 te datës 23 prill, 2019, ndër të tjera thuhet se “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka sjellë për gjykim çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Lefter Sulkaj, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” dhe të veprës penale të “Largimit të burgosurit nga vendi i  qëndrimit”  të parashikuara nga nenet 143/3 dhe 323/1 të Kodit Penal dhe në ngarkim të të pandehurve Anila Bushi, Vilma Gode, Valbona Derheni, Shoqëria “Sulkaj” sh.p.k, dhe Banka Kombëtare Tregtare, sh.a, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”  me pasoja të rënda të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal. Një pjesë e të akuzuarve janë dënuar nga gjykata në të dy shkallët e gjykimit, duke marrë formë të prerë vendimi.

23 prill 2019

Veçimi i çështjes

Gjatë shqyrtimit të çështjes në seancën paraprake, mbrojtësit e të pandehurve, Lefter Sulkaj, Anila Bushi dhe Vilma Godo, kanë kërkuar të procedohet me gjykim të shkurtuar në bazë të nenit 403 e në vijim të Kodit të Procedurës Penale. Kërkesa e Sulkaj dhe Bushit për gjykim të shkurtuar pranohet nga gjykata, pasi çmon se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet. Ndërsa nuk pranon këtë procedurë, Godo.

Ndërkohë Gjykata vendos që për të pandehurit Valbona Derheni, Vilma Godo, shoqëria “Sulkaj” sh.p.k dhe Banka kombëtare Tregtare sh.a, të cilët nuk kanë kërkuar gjatë shqyrtimit të çështjes, në seancë paraprake për procedimin sipas rregullave të gjykimit të shkurtuar. Gjykata vendosi veçimin e çështjes penale në ngarkim të tyre dhe depozitimin e  akteve në ngarkim të tyre në kryesekretarinë e gjykatës për tiu nënshtruar procedurave të shortit

Çfarë ka ndodhur?!

Në vendimin e Gjykatës ndër të tjera përshkruhet ndodhia.

Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes rezultoi e provuar se:

Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, mbi bazën e akteve të ardhura nga Komisariati i Policisë  nr 3 Tiranë, ka rregjistruar procedimin penal, Nr 3539, viti 2017 në ngarkim të shtetasit Lefter Sulkaj, si të dyshuar për veprën penale të “Mashtrimit” dhe të “Largimi i të burgosurit” nga vendi i qëndrimit”   dhe në ngarkim të shtetasve Anila Bushi, Vilma Gode,Valbona Derheni, personit juridik shoqëria “Sulkaj” sh.p.k, dhe personit juridik “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda.

Nga aktet dhe provat e administruara rezulton se sipërmarrësi A.D, ka bërë kallzim penal ndaj degës së bankës BKT, sh.a dega Sheraton, (në atë vit kështu quhej adresa e njësisë së bankës) dhe shoqërisë “Sulkaj” sh.p.k.

Kallzimi u bë për faktin se punonjëse të degës së Bankës BKT, Anila Bushi, Vilma Gode, Valbona Derheni dhe Eli Kola  meqë u duhej gjendje në arkën e bankës, një sasi e konsiderueshme lekësh, i kanë kërkuar kallëzuesit të depozitojë në llogarinë e shoqërisë “Sulkaj”,   300 mijë dollar dhe 410 milionë lekë të vejtra, të cilat gjendeshin në llogaritë e tij në këtë Bankë.  Shumë e kaluar  me shënimin në mandate, dhënie huaje deri me12 dhjetor 2016.Këtu nis të zbardhen fije të një mashtrimi të madh…

Telashet vetëm  sa kanë nisur për sipërmarrësin, gjendur nën vallen e madhe të mashtrimit financiar në këtë Bankë.

Sipërmarrësi ka treguar si nisi historia e mashtrimit nga disa punonjë stë Bankës, por në dijeni rezulton se kanë marrë edhe drejtues të saj, të Bankës Kombëtare Tregtare

Në dëshminë e tij ai ka rrëfyer atë që ka ndodhur.

Kështu A. D është telefonuar me datë 009.12.2017, rreth orës 14 nga shtetasja A. B punonjëse e degës së bankës BKT në Sheraton duke kërkuar të shkonte deri në Bankë se kishte një problem të madh. A.D ka shkuar me një mikun e tij taksist, i pranishëm dhe njëherësh dëshmitar okular në ngjarjen e ndodhur.

Sapo ka mbërritur në bankë A.B arkëtarja i ka thënë:

“Jemi në një siklet të madh, për shkak të një veprimi dhe kam nevojë të më ndihmosh për një shumë të madhe lekësh, pasi kam ndihmuar në mirëbesim këto maskarenjtë, pa treguar se kë dhe si, dhe rrezikojmë të shkojmë të gjtihë në burg, nëse nuk bëjmë një derdhje të madhe në llogarinë e subjektit Spitali Gjerman..

Ndërkohë sipërmarrësi A. D ka shkuar te V.G punonjësja e bankës dhe kjo i ka thënë: ”Duke qenë se ke gjendje në llogaritë e tua,  na ndihmo të plotësojmë shumën e depozituar në llogari të Spitalit Gjerman, ose firmës “Sulkaj”

Për cfarë shume pyet sipërmarrësi A.D

Fol me Anilën i thotë Vilma sepse ajo e di me saktësi, por të dal edhe unë garant që firma “Sulkaj” ose Spitali Gjerman ti kthen lekët për dy ditë, prandaj ti bëjë derdhjen sepse i ke të garanatuara lekët..”

Punonjësit e Bankës, këmbëngulin ta bindin duke thënë se ke në llogarinë e punë një shumë të duhur për këtë  punë. Pastaj e informojnë se ka garanci kthimi sepse brenda dy ditësh do të miratohet një kredi shumë e madhe nga Intesa San Paolo, e cila pret një konfirmim formal nga Roma, nëse nuk e bëjmë përfundojmë në burg dhe nuk bëjnë më punë lekët që do sjellë Lefteri të hënën. ..

E kanë prezantuar me administratorin e subjekti dhe përgjegjësja e bankës dhe punonjësit i kanë ofruar garanci kthimi të parave. Kështu sipërmarrësi është bindur në aq pak orë të bëjë transferimin në llogarinë e kërkuar me garanci punonjësit e përgjegjësit e kësaj dege të Bankës, duke kaluar kështu 300 mijë euro dhe 410 milionë lekë të vjetra. Tre ditë më vonë e kanë mbajtur me shpresë se pas dy ditësh dhe me datë 14.12.2016,  shoqëria “Sulkaj” I ka kthyer 30 mijë euro dhe 110 milionë lekë të vjetra.

Kaq para, të tjerat me sa duket kanë avulluar për të mos u kthyer më deri më tani dhe Banka përpiqet të mos jetë garantuese e ruajtjes sipas ligjeve dhe rregullave të parave të depozituara. Kjo histori ka dërguar të pandehur punonjës të bankës, shoqërinë “Sulkaj” dhe Bankën Kombëtare Tregtare, duke qenë një rast i pazakontë i marrjes të pandehur të një subjekti fiancniar për mashtrim me pasoja të rënda.

Turan San ,drejtori i degës së BKT Sheraton është pyetur nga Prokuroria për këtë histori të rëndë. Drejtori San ka deklaruar se është vënë në dijeni pas një jave nga data kur ka ndodhur kjo ngjarje, mbi transaksionin e bërë mes palëve. Ai ka pohuar se përgjegjësja i kishte bërë me dije se Anila kishte një hall pasi kishte prezantuar  dy klientet dhe më pas ishte bërë transaksioni financiar mes tyre ku sipërmarrësit nuk i janë kthyer lekët. Sipas drejtorit veprimet në bankë bëhen deri në orën 15, por kur klienti ndodhet në Bankë edhe pas orës 15, i shërbehet në veprimin që klienti kërkon. Ndërsa përgjegjësja Vilma Godo në dëshminë e saj thotë se orari i përcaktuar për kryerjen e veprimeve pranë arkave të bankës është deri në orën 15 e 30-16.00 por për klientë VIP, ose emergjenca, pasi ajo ishte dega furnizuese e degëve të Tiranës për sektorin që punon me VIP, biznese shumë të mëdha dhe sjellin dërgesa deri në orën 18, madje duke kaluar edhe këtë orar. Drejtori në dëshminë e tij ka theksuar se ka marrë takim me të gjithë punonjësit që kanë marrë pjesë në këtë transaksion dhe nga ana e tyre i është thënë, “se janë kryer veprimet konform rregullave të bankës”  veprime të cilat i ka kontrolluar edhe vetë ku kanë rezultuar në rregull.

Por drejtori me sa duket nuk ka bërë të ditur se sa në rregull ishte kryerja e veprimeve deri në orët 19:00 dhe më pas në njesinë e bankës ku ai drejton. As në faturat fiktive të cilat më pas sipas kqyrjes së kamerave rezulton të mos jenë bërë tërheqje në cash, dhe për tërheqje të bëra në një degë të Bankës në Lushnjë dhe në disa degë të kësaj banke në Tiranë..

Banka ka pranuar përfitimin kriminal… ”Pasi ka kryer shumë veprime hetimore, Prokuroria, thekson ndër të tjera se Banka më së paku nuk ka mekanizmat e duhur pë të mbrojtur klientët e saj nga kryerja e veprave penale, por që në rastin konkret të krijojnë bindjen se përveç mungesave të mekanizmave efektiv ka edhe qëllimin për të fshehur  një ngjarje të tillë duke pranuar përfitimin kriminal të fituar si pasojë e veprimeve të kundraligjshme të punonjësve të saj.

Po sipas hetimit nga ana e shoqërisë BKT sha nuk rezulton të ketë të adaptuara masa apo mekanizma konkretë për shmangien e veprave penale madje e kundërta e kësaj.

Prokuroria thekson se nga shkresat e ardhura nga BKT sha dhe të administruara nuk rezulton që kjo bankë të ketë mekanizma efektivë dhe kontrolli i kryer nga ana e saj është sipërfaqësor  tregues papërgjegjshmërie në parandalimine  veprave penale që mund të kryhen në këtë shoqëri tregtare në dëm të klientëve të saj

Duket se Banka dhe Prokuroria mendojnë ndryshe nga njëra-tjetra  sa i përket ngjarjes së ndodhur dhe pasojave të saj. Në një shkresë të saj me nr 985/1 datë 08 mars 2018, Banka konfirmon se :

“Njësia e Kontrollit të Brendëshëm së bashku me përfaqësues të çështjeve ligjore me datë 27 prill 2017 janë paraqitur në mjediset e degës së BKT Sheraton ku rezultoi se nga veprimet e personelit nuk rezultoi të ketë element në kundërshtim me manualet dhe kuadrin ligjor në fuqi të Bankës. Nga ana e këtij kontrolli u arrit në konkluzionin se nuk ka element mbi të cilat bëhet kallzim penal për punonjësit e bankës dhe për këtë arsye nuk ka pasur një raport ekzaminimi nga Njësia e Kontriollit të Brendshëm”

Por Prokuroria thekson se nga hetimi i kryer ka rezultuar krejtësisht e kundërta e asaj çfarë referohet në këtë shkresë, pasi nga ana e stafit të Bankës ka pasur shkelje. Nga hetimi dalin shkeljet konkrete për të gjithë punonjësit dhe mospërmbushjet e detyrave, si në arkë, në transferta, në operacionet financiare të kryera, duke miratuar transaksione fiktive. Gjithashtu është lejuar të kryhen tërheqje pa qenë personi prezent, por në fakt sipas kamerave tërheqjet nuk janë bërë dhe janë firmosur në një kohë të dytë. Drejtori i degës së bankës edhe përse është vënë në dijeni është mjaftuar thjesht me sqarimet me punonjësit dhe jo zgjidhjen e problematikës. Ndonëse mosveprimi i drejtorit nuk e ka ngarkuar atë me përgjegjësi penale, por është tregues se mekanizmat e shmangies së veprave penale nga ana e Bankës nuk kanë qenë funksionalë dhe kjo duhet të ishte zbuluar nga Njësia e Kontrollit të Brendshëm.. Mosveprimi është shkelje e Manualit por njëherësh dhe neglizhencë e qëllimshme e organeve drejtuese të Bankës me qëllim për të mbuluar përgjegjësinë e saj. Nga filmimet provohet kryerja e veprimeve ne Arkë dhe pas orarit zyrtar dhe kjo pa një urdhër të drejtuesit të bankës, kliente që hyjnë në mjedise të paautorizuara dhe nuk janë konstatuar nga kontrolli i brendshëm. Nuk janë numëruar para në sportel, klienti ska pasur para, nuk ka paraqitur të tilla veprime te pasqyruara në mandat-depozitimet  nuk janë realizuar asnjëherë.

Banka përfitim kriminal

Prokuroria pohon se :

“Si rrjedhojë mund të konkludohet fare qartë se Banka, më së paku nuk ka mekanizmat e duhur, për të mbrojtur klientët e saj nga kryerja e veprave penale, por  në rastin konkret të krijojnë bindjen së përveç mungesës së mekanizmave efektiv, ka për qëllim për të fshehur  një ngjarje të tillë, duke pranuar në këtë mënyrë përfitimin kriminal të fituar si pasojë e veprimeve të kundraligjshme të punonjësve të saj..”    Prokuroria bën përgjegjëse shoqërinë tregtare për veprimet dhe mosveprimet e saj. Hetimi konkludon se Banka përmes veprimet të kryera nga organet drejtuese e kontrolluese shfaq vullnetin e saj me veprimet e punonjësve, duke vepruar me dashje indirekte, sepse edhe pasi parashikohen pasojat nuk marr asnjë masë për shmangien e tyre edhe pse ka një detyrim ta bëjë. Prokuroria konkludon se shoqëria tregtare “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a me anë të veprimeve të kundraligjshme të kryera nga punonjësit e saj veprime të kryera në emër dhe llogari të shoqërisë tregtare, ka konsumuar elementët e veprës penale, të mashtrimit, të parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal. Një vepër penale e kryer në bashkëpunim nga personat fizik që kanë vepruar  në emër dhe për llogari të personit juridik .

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!