Wed. Apr 14th, 2021

Një burrë 55-vjeçar nga Shqipëria u gjet i vdekur të hënën në një depo në Shën Seraphim të bashkisë Kamena Vourla të Greqisë.

Mediat lokale greke bëjnë me dije se burri u gjet i vdekur nga kalimtar i rastit, i cili njoftoi policinë. Familja e tij ndërkohë kishte denoncuar humbjen e tij.

Raportet paraprake tregojnë se burri fatkeq, ishte i gjakosur pak në fytyrën e tij, ndërsa ende nuk dihet shkaku kryesor, nëse ka rënë nga një lartësi apo është vrarë.

Në vendin e ngjarjes shkoi edhe ambulanca, e cila çoi trupin e të ndjerit pranë mjekësisë ligjore.

Askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë ka ndodhur me 55 vjeçarin.

error: Content is protected !!