Kryemadhi: Gati platforma, me frontin opozitar 85% e shqiptarëve

Read Time:41 Second

Pas takimit në selinë e Partisë Demokratike, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se opozita e bashkuar ka gati platformën për dalje të vendit nga kriza. Sipas saj, Fronti Opozitar janë 85% e shqiptarëve.

“Ajo çfarë zoti Basha deklaroi 3 orë më përpara është përsëritje e çdo gjëje pas një akordimi që kemi pasur nëpërmjet telefonatave të të gjithë bashkëkryetarët e Frontit Opozitar. Ne jo vetëm që nuk lëvizim asnjë presje nga qëndrimet tona, por do të vazhdojmë të ecim përpara me platformën që opozita ka gati për zgjidhjen e krizës. Jemi duke punuar grupet e punës për platformën, e sigurisht në tryezë nuk ulet vetëm një njeri, por janë të gjithë personalitetet, njerëzit me integritet dhe me vlera të të gjithë partive politike. Mos harroni se Fronti Opozitar tashmë është 85% e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ftesa e Ramës/ Basha mbledh aleatët, vendimi unanim: Nuk ka dialog!
Next post Juncker: Rreziku i Brexitit pa marrëveshje “shumë real”