Wed. Apr 14th, 2021

Ky është momenti i tmerrshëm kur vajza ka mësuar që babai i vrau nënë në Durrës.

Krimi i rëndë në familje ndodhi pas një debati mes çifti në dyqanin e tyre të metrazheve në sheshin  “Azem Hajdari”.

Një prej fëmijëve të çifiti, ndodhej në vendngjarje dhe dëgjohet duke ulëritur nga dhimbja e madhe e humbjes së nënës: “Jooo, dua mamin tim.”

Ajo mbahet nga disa persona, ndërsa një police i afrohet për ti dhënë unë.

Çifti i bashkëshortëve janë prindër të tre fëmijëve, që tashmë kanë mbetur pa nënë.

vrasja durres1

Viktima është identifikuar si shtetasja Hajdije Tosuni, 53 vjeç, ndërsa autori i krimit është bashkwshorti i saj, Rrushdi Tosuni, 63 vjeç.

Ndërkohë para se ta qëllonte me një leve hekuri dhe ta linte të vdekur, sipas policisë mes tyre ka pasur një konflikt, për arsye që ende nuk bëhen të ditura.

vrasja durres3

Dëshmia

63-vjeçari u vu në pranga vetëm pak pasi kishte qëlluar për vdekje gruan e tij dhe e lajmëroi vetë policinë.

Ai ka ulur qepenin e dyqanit dhe ka pritur ne trotuar policinë, ndërkohë që konsumonte cigare.

“Dyshoja se më tradhtonte”, kanë qënë fjalët që ai i ka thënë policisë, teksa i viheshin prangat.

vrasja durres2
error: Content is protected !!