Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu aleatët e PD-së. E pranishme në mbledhjen e sotme ishte edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Mësohet se gjatë mbledhjes u diskutua lidhur me aksionin opozitar dhe ftesën e Ramës për dialog.
Mësohet se opozita e bashkuar ka vendosur unanimisht që të mos ulet në dialog me kryeministrin Rama për Reformën Zgjedhore.
Pas takimit me Bashën, Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shprehën se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Ramën.
Mbledhja e opozitës vjen menjëherë pas ftesës e kryeministrit Edi Rama për dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore. Basha tha se letra e Ramës është provokim, dhe se reforma Zgjedhore nuk mund të bëhet me kryetar të Reformës Zgjedhore, ish-ministrin Damian Gjiknuri.