Wed. Apr 14th, 2021

Elidson dhe Esmeralda Filopati, personat që shihni në foto, janë vëlla e motër që u qëlluan për vdekje mbrëmjen e sotme në rrëshen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kodër Rrëshen, rreth orës 21:00, ndërsa viktimat u qëlluan në oborrin e shtëpisë së tyre nga ish-bashkëshorti i Esmeraldës, 47-vjeçari Fatmir Kolecaj.

filopattitt copy

Viktimat, Vladison dhe Esmeralda Filopati

Ky i fundit ka shkuar i armatosur në banesën e ish-bashkëshortes për të marrë tre fëmijët e tyre, ku më pas qëlluar për vdekje Vladison Filopatin dhe menjëherë pas kësaj ka dalë nga banesa, motra e tij, Esmeralda Filopati, të cilën e qëlloi gjithashtu për vdekje.

Pas krimit të rëndë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë edhe armën automatike me vete. Policia ka ngritur postblloqe të shumta për arrestimin e tij.

Çifti që kishin tre fëmijë nga martesa e tyre e vështirë ishin divorcuar prej tri vitesh, ndërsa Kolecaj kishte kryer burg për dhunë në familje.

Gjykata kishte vendosur që fëmijët t’i takonin gruas dhe prej asaj kohe, burri nuk e kishte pranuar një fakt të tillë, derisa ka kulmuar sonte me vrasjen e ish-gruas.

Pas daljes nga burgu, 47 vjeçari nuk kishte pasur asnjë kontakt me familjen

error: Content is protected !!