Wed. Apr 14th, 2021

Dalin detaje të reja nga ngjarja e para pak minutave në Kodër Rrëshen.

Fillimisht u raportua për një të plagosur, por sipas asaj që mëson Syri TV dhe Syri.net bëhet fjalë për dy viktima.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë motër e vëlla, ndaj të cilëve është qëlluar me armë zjarri. Ata u transportuan me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundën ti mbijetonin plagëve të marra.

Gjithësesi, ende asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Policia ndodhet në vendgjarje por ende nuk bëhen të ditur identitetet e viktimave dhe motivi i ngjarjes. 

Lajm në vazhdim…

error: Content is protected !!