Home Aktualitet Deputeti gjerman: Të hapen negociatat me Shqipërinë

Deputeti gjerman: Të hapen negociatat me Shqipërinë

nga Albina Hoxhaj

Kryetari i Komisionit parlamentar për monitorimin e zgjedhjeve në parlamentin gjerman Patrick Ernest Hermann Sensburg vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Sipas tij, Shqipëria është në mes të procesit për anëtarësim në BE, jo në fund të rrugës, por në rrugën e duhur.

“Përpjekja e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit ka qenë e moderuar. Është bërë progres në ndjekjen e korrupsionit në nivelet e larta. Në fushën e krimit të organizuar përmirësim i moderuar, masat e marra kundër kultivimit të kanabisit kanë qenë të moderuara. Shqipëria po bën progres në nivelin ekonomik, ka rritje ekonomike dhe po shkon drejt ekonomisë së tregut dhe duhet të jemi mirë ekonomikisht që të bëhemi pjesë e BE. Jemi në mes të procesit për anëtarësimin për në BE nuk jemi në fund të rrugës, por jemi në rrugën e duhur. Reforma në drejtësi e përmbushur”, tha ai.

Teksa u ndal te procesi i integrimit dhe hapja e negociatave që Shqipëria nuk i ka Shqipëria nuk ka përmbushur 100% të gjitha kushtet, por asnjë shtet nuk i ka përmbushur ato që shkruhen nëpër dokumentet. Por drejtimi është 100% i rregullt.

“Kolegët e mi janë të bindur se Shqipëria është partner perfekt për ne, jeni në rrugën e duhur shteti i së drejtës është esenca e gjithçkaje” përfundoi ai fjalën e tij në leksionin e hapur në Tiranë me kandidatët për magjistratë në shkollën e magjistraturës”, u shpreh Sensburg.

Lajme te ngjashme