Arba Kokalari zgjidhet zëvendëspresidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore. Në profilin e saj publik në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se do të jetë gjithashtu raportuesja përgjegjëse që do të udhëheqë punën e BE-së për Stambollin.

Arba Kokalari, 32 vjeçe nën programin e partisë “Moderata” arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.

Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain emigruan drejt Suedisë. Arba është mbesa e Musine Kokalarit, vajzës së bukur me beretë të bardhë, jeta e të cilës u shkatërrua nga sistemi komunist.