Home Politike Shqipëria në dëshpërimin e saj historik!

Shqipëria në dëshpërimin e saj historik!

nga Albina Hoxhaj

Nga Mentor Kikia

 Maqedonia e Veriut arriti të fitojë pikët maksimale për negociatat me BE. Donald Tusk e cilësoi dje si modelin e përgjegjshmërisë politike në rajon. Edhe Kosova nuk lejoi të përpëlitej gjatë në krizën e saj dhe iu drejtua zgjedhjeve. Po ne? Këtu se edhe vetë kriza është në krizë. Më shumë se të gatshëm për të gjetur një shteg drejt zgjidhjes, palët duken të prira për ta tërhequr zvarrë krizën dhe bashkë me të edhe Shqipërinë. E vetmja gjë pozitive deri tani është se palët nuk janë dakord që kriza të zgjidhet me një marrëveshje “kokë më kokë”, pra me një pakt për ta tejkaluar atë. Kriza duhet të zgjidhtet me një operacion të thellë në sistemin e zgjedhor dhe politik. Qëllimi final: Të kthehet pushteti tek vota e qytetarëve dhe të kontrollohet paraja që furnizon makinerinë e politikës. Por asnjëra palë nuk po mundet, nuk po di, apo nuk po dëshiron të shkojë në një rrugë të tillë. PS ka hartuar një draft të reformës zgjedhore, po pa prekur sistemin në anjë pikë. PD ka një draft ambicioz, por e përmend vetëm kur i duhet të thotë se nuk është pa ide. Basha refizoi sot si ftesën e Ramës ashtu dhe të OSBE-së për të diskutuar për reformën zgjedhore. Një tryezë e tillë ishte një shans i mirë për të parë ndryshimet mes PD-së dhe PS-së për sistemin zgjedhor, dhe jo vetëm. Ajo do të ishte një shesh ku do të hidheshin argumentat që do të tregonin se cili është këndvështrimi i të dyja palëve për demokracinë shqiptare, në një kohë ku përfaqësimi i popullit është sot në standardin më qesharak historik. Pasi e refuzoi, Basha duhet të na thotë se cila është rruga. Nga duhet të kalohet për të mbërritur tek zgjidhja. Nga “Molotovi” e provuam dhe nuk zgjidhëm gjë. Tani duhet një udhë tjetër.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!