“Do të digjej Kuvendi”, deputetët kërkuan informacion nga SHISH, Komisioni i Sigurisë konfirmon

Read Time:37 Second

Komisioni i Sigurisë Parlamentare pranoi kërkesën e 9 deputetëve për të thirrur në seancë dëgjimore, kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo. Kërkohet që Bendo të japë sqarime mbi deklaratat e Kreut të Shtetit se ai ka pasur informacione që parlamenti do të digjej në 8 qershor, gjatë protestave të opozitës. Në unanimitet Komisioni i Sigurisë vendosi që kjo seancë të mbahet pasi komisioni hetimor të ketë administruar si provë pyetjen e kreut të SHISH.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure u diskutua edhe për projektligjit “për Statusin e Veteranit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar”, i cili parashikon që 20 korriku të vendoset si dita e veteranëve meqenëse në këtë datë në vitin 1957 është krijuar kjo organizatë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ftesa e Ramës, Basha: Fto Shullazin, Bajrin, Avdylajt…
Next post Çelja e negociatave, CDU/CSU: Nëntë kushte për Shqipërinë