Wed. Apr 14th, 2021

Ish-deputeti demokrat, Luan Baçi ka ndar një lajm të hidhur në Facebook.

Artan Voshtima banues në Fier është ndarë nga jeta sapo është kthyer nga protesta e sotme e punëtorëve të rafinerisë së Ballshit.

Baçi shprehet se pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i mërzitur,  i stresuar, zemra e tij nuk duroi më.

“Teknolog specialist prej shumë vitesh, në uzinë, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shumë kolegë të tij të punës”, shkruan Baçi teksa ngushëllon bashkëshorten dhe dy fëmijët e të ndjerit.

Reagimi i plotë:

Sapo mesova, per nje lajme te trishte.

Ndahet nga jeta, nje nga protestuesit, e rafineris, naftetari
Artan Voshtina, banues ne Fier.
Artani la pas bashkshorten dhe dy femijet e tij i la ne nje kohe, qe ata kane shume nevoj per Artanin

Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i merzitur i stresuar, zemra e tij nuk duroi me.
Teknolog specialiste prej shume vitesh, ne uzine, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shume kolege te tij te punes.
I perkushtuar per punen ,shoqerine dhe familjen e tij.
Ky shtet, kjo qeverri e korruptuar, keta bandite dhe hajdut, kontribuan, shume forte, per fatin e tij te ,trishte.

Ngushullime te sinqerta dhe te ndjera familjes.

Ngushullime , edhe ju kolege, te punes, te Artanit
protestues dhe greviste te urise.

Mos e harroni Artan Voshtinen, protestoni edhe per Artanin, protestoni pa u ndaluar per familjen dhe femijet e tij.
Ata kane shume nevoj sot, per ndihmen e te gjitheve.

error: Content is protected !!