Home Politike Braimllari: Dialogu politik mund të prodhojë edhe dorëheqjen e Ramës!

Braimllari: Dialogu politik mund të prodhojë edhe dorëheqjen e Ramës!

nga Albina Hoxhaj

Endrit Braimllari sekretari i përgjithshëm i LSI-së, i ftuar në studion e Report TV, vuri theksin tek domosdoshmëria e një dialogu politik me të gjithë forcat politike, përfshirë edhe Ramën si kryetar të PS-së, tryezë e cila sipas tij duhet të zhvillohet para 18 tetorit.

Nga ana tjetër, Braimllari nuk përjashton qëllimin e kësaj tryeze, që sipas t’i mund të prodhojë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Braimllari ka theksuar se “nuk e di në janë 5 apo 10 pika, por do të jetë një platformë që nuk zgjidh krizën momentale, por në plan afatgjatë, që në Shqipëri të mos prodhohen në kriza të tilla. Nuk kemi probleme te sistemi, por te përfshirja e krimit në zgjedhje. Ku sipas Brahimllarit ky fenomen kërkon ndryshim të legjislacionit, sesa të ndryshohet sistemi zgjedhor.

LSI-ja është pjesë e platformës së PD-së, sepse ne vetë kërkojmë zgjidhjen e krizës, por jo për një platformë që zgjedh krizën momentale. Ne nuk jemi këtu dhe nuk kemi për sunim për të ndërruar kryetarin e PS-së kjo cështje i përket PS, nëse dialogu është mes forcave politike, PS e ka zgjedhur kryetarin e saj. Ne nuk i përcaktojmë. LSI i intereson Rama kryeministër se është më i dobët për t’u mundur dhe ne dhe e mundim duke shkuar në zgjedhje dhe me Ramëm. Por dialogu për aq kohë sa bëhet mes me partive politike nuk përjashtohet Ramën nga dialogu. Pastaj dialogu mund të prodhojë që Rama të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit”, tha Braimllari.

Lajme te ngjashme