Home Aktualitet Meta në Strasburg me zyrtarin e KiE-s: Demokracia në radhë të parë është vendore

Meta në Strasburg me zyrtarin e KiE-s: Demokracia në radhë të parë është vendore

nga Albina Hoxhaj

Presidenti i Republikës Ilir Meta është në Strasburg ku po zhvillon takime me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore, një nga organizatat më të mëdha për vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Takim konstruktiv në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer. Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit, në përmbushjen e standardeve demokratike që vendet anëtare të këtij institucioni, sikundër është vendi ynë, janë të obliguar të respektojnë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e Kongresit në këto drejtime. U dakordësuam për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Demokracia në radhë të parë është vendore”, shkruan Meta pas këtij takimi në profilin zyrtar.

Lajme te ngjashme