Home Aktualitet Premtimi i Bashës: Paga minimale rritet në 300 €

Premtimi i Bashës: Paga minimale rritet në 300 €

nga Albina Hoxhaj

Kryeyari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Kongresin e Sindikatave ku deklaroi se brenda 6 muajve të parë të qeverisjes do të rrisim pagën minimale në 300 euro dhe deri në fund të mandatit, paga minimale rritet në 400 euro.

“Do t’i japim fund koncesioneve korruptive dhe çdo qindarke që shkon për oligarkët dhe pushtetarët, do ta çojmë për rritjen e pagave, pensioneve dhe për të investuar për të ardhmen e fëmijëve tanë”, deklaroi Basha.

Basha ftoi të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë pasi siç tha ai bashkimi bën fuqinë!

“Prandaj le të bëheni bashkë, ju si sindikata dhe bashkë me Partinë Demokratike t’ia dalim të arrijmë qëllimet tona për më shumë punë e nirëqniene. Këto janë ditët e sprapsme të oligarkisë dhe të një qeverie antipopullore, antieuropiane. Sic jam sot si kryetar i opozitës do të jem para jush me të gjitha përgjegjësitë që do të me besoni për të dhënë llogari për premtimet e sotme këtu dhe per çdo angazhim tjetër që do të burojë nga marrëveshja jonë. Ndryshimi po afron”, përfundoi Basha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!