Home Politike Meta dorëzon dokumentin me informacionin sekret për djegien e Kuvendit në Komision

Meta dorëzon dokumentin me informacionin sekret për djegien e Kuvendit në Komision

nga Albina Hoxhaj

Presidenti Ilir Meta pas deklaratës që bëri për diegien e Kuvendit ka çuar sot në Komisionin Hetimor dokumentin sekret me informacionin për diegien e Kuvendit të Shqipërisë. Gjithashtu kujtojmë se në mbledhjen e kaluar të Komisionit Hetimor, Meta tha se i anuloi zgjedhjet e 30 qershorit pasi kishte informacione se më 8 qershor do digjej Kuvendi . “Në themel të kushtetutës është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. cdo lloj afati është sekondar ndërsa parësor është mbrojtja e të drejtës me zgjedhje. më qartë se sa gjykata askush nuk mund ta sqarojë. Sa i takon aspekteve të tjera, një arsye themelore, është siguria kombëtare, stabiliteti i vendit. mund t ju them që presidenti për shkak të detyrës ka patur informacione si në rrugë zyrtare edhe shtetërore, për përpjekje për të realizuar akte destabilizimi. Më 7 qershor, presidenti ka marr një informacion sekret dhe i klasifikuar, persona të caktuar do përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës, përvec akteve të tjera edhe për djegien e Kuvendit të Shqipërisë. Ishte informacion i ri, por i besueshëm nëse kemi parasysh protestat e mëparshme, ngjarjet para kuvendit të Shqipërisë”, tha Meta një javë më pare në Komisionin Hetimor.

Lajme te ngjashme