Home Aktualitet Emigrimi masiv, 100 mijë nxënës largohen nga bankat e shkollës

Emigrimi masiv, 100 mijë nxënës largohen nga bankat e shkollës

nga Albina Hoxhaj

Nga Elda Ballabani

Arsimin e rilindur e pasqyrojnë më së miri 100.000 nxënës, të larguar nga bankat e shkollës!
Eh… do thoshte Fredo Pezaku, një bie mijëra ngrihen (me cicërimat e tij prej bilbili në studion e Opinion).
Alfredot e Rilindjes harrojnë se çdo nxënës ka 2 prindër, pa llogaritur gjyshërit se supozojmë se të gjithë i paskan braktisur, në këtë gërmadhë që kanë ndërtuar këta “dashnorë” të hapjes së negociatave!
Edhe në rastet me më shumë se 1 fëmijë nga e njëjta familje, llogjikisht janë larguar afërsisht 300.000 njerëz nga vëndi! Përveç shifrës së çmendur në proporcion me numrin e popullsisë, ajo që të lë një shije akoma më të hidhur është mosha e tyre!
100.000 të së ardhmes dhe 200.000 krah pune për vëndin…
Po sikur në të ardhmen të kemi dyndje sirianësh?
Mjafton ky fakt, që këta Rilindasit e ekraneve të kërkonin ndjesë përpara Shqiptarëve dhe ta vendosnin piktorin delirant me shpatulla pas murit, por këta jo që nuk e bëjnë, por bëjnë të pa imagjinueshmen me pa fytyrësinë më të madhe shesin moral në publik, flasin për të drejta njerëzore e për ligje, drejtojnë gishtin nga Opozita të cilën “de juro (sipas ligjeve të Maliqit)” nuk e konsiderojnë egzistente!
Këtu nuk bëhet fjalë më thjesht për krizë politike, kush ka sy të shikojë e veshë të dëgjojë e kupton se jemi në emergjencë Kombëtare!

Lajme te ngjashme