Shehaj përplaset me Pezën: Të dy jemi milionerë, por nuk jemi njësoj

Read Time:48 Second

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj, u përplas në debat me anëtarin e kryesisë së PS, Alfred Peza mbi kryebashkiakët e inkriminuar të denoncuar nga opozita. 

Shehaj tha në “Opinion” se kemi të bëjmë me një strategji të kryeministri Edi Rama që përdor elementë kriminalë për të marrë dhe mbajtur pushtetin. 

Por dy ish deputetet u përballën mbi qendrimin ndaj dekriminalizimit ç’ka Shehaj u irritua ndaj Pezës duke i thënë se:”Nuk jemi njësoj. Të dy jemi milionerë, por nuk jemi njësoj”. 

Referuar rastit të kryebashkiakut të Vorës, Shehaj u kundërshtua nga Peza i cili këmbënguli se Kajmaku është i pafajshëm.

“Dokument i publikuar sot tregon se Agim Kajmaku është i pafajshëm me vendim nga gjykata në Janinë. Tani duhet të presim prokurorinë, të flasë”, tha Peza. 

Ndërsa për Shehajn, kryebashkiaku i Vorës duhet shkarkuar e të shkojë në burg. “Po të mos ishte PD, gjithë këta nuk do kapeshin”, tha Shehaj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ushqimet që duhet të konsumoni për një gjumë të qetë.
Next post Media britanike/ Kërcënimi mafioz i Erion Veliaj për Agon Channel