Home Ekonomi Miliona euro dhuratë nga ndërkombëtarët/ Ahmetaj tregon bisedën me Fevziun: E diskutuam privatisht. Moderatori: Unë se mendoja…

Miliona euro dhuratë nga ndërkombëtarët/ Ahmetaj tregon bisedën me Fevziun: E diskutuam privatisht. Moderatori: Unë se mendoja…

nga Albina Hoxhaj

Ministri i Rindërimit, Arben Ahmetaj, ka qënë i ftuar në emisionin “Opinion” ku edhe ka folur lidhur me pritshmëritë nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel.

Ndonëse sot u mblodhën gjithsej (kredi dhe dhurata) 1.15 miliardë euro, Ahmetaj tregoi se nuk kishet qënë kaq optimist duke treguar edhe bisedën me moderatorin Blendi Fevziun.

“E kam diskutuar privatisht edhe me Fevziun, unë mendoja se grantë do të merrnim 100-120 milionë,”-tha Ahmetaj.

Fevziu ndërhyri duke u shprehur se kishte edhe prishmëri të tjera:  Me optimizëm, se unë mendoja jo më shumë se 30 milionë.  

“Kam parë Serbinë, kam studiuar rasjtet, nuk ka kaluar më shumë se 50% e faturës së dëmeve. Pjesa tjetër ishte kredi”,-sqaroi sërish ministri.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!