Home Ekonomi Shqipëria mbledh 1.15 miliardë € grante dhe borxhe për rindërtimin. Rama: Kaloi dhe fantazinë time, mirënjohje për të gjithë (LISTA E DHURIMEVE)

Shqipëria mbledh 1.15 miliardë € grante dhe borxhe për rindërtimin. Rama: Kaloi dhe fantazinë time, mirënjohje për të gjithë (LISTA E DHURIMEVE)

nga Albina Hoxhaj

Shqipëria “ka mbushur xhepat” nga Konferenca e Donatorëve, që u organizua nga Komisioni Evropian në Bruksel. Nga Konferenca e Donatorëve është arrtiur që të mblidhen më shumë se 1 miliardë Euro, duke tejkaluar dhe faturën e dëmeve që u shkaktua nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas përllogaritjeve Shqipëria do të ketë në dispozicion më shumë se 500 milionë Euro grante po aq dhe kredi me interesa zero që do përdoren në procesin e rindërtimit.

Bashkimi Evropian ka dhuruar 115 milionë Euro, Franca 100 milionë dhe 65 milionë Euro hua, Emriatet e Bashkuara Arabe 70 milionë, SHBA 5 milionë dollarë, Italia 65 milionë, Gjermania 11 milionë dhe të gjitha vendet e tjera të BE dhe vendet jashtë saj kanë kontribuar me mundësitë e tyre për Shqipërinë. Një sasi e madhe parash do të jepet dhe në formë huaje nga banka ndërkombëtare, po ashtu të gjitha bankat kanë dhënë dhe grante që kalojnë vlerën e 150 milionë Eurove.

Një prej zyrtarëve që ka mbështetur këtë konferencë ishte dhe Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, që ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të dhuronin për Shqipërinë dhe i ka bindur që të bënin një gjë të tillë dhe jashtë pritshëmërive të saj. Pas konferencës Rama ka dalë në një deklaratë për mediat dhe u shpreh se gjithçka kishte kaluar dhe fantazinë e tij. Kreu i Qeverisë Shqiptare tha se do ishte i lumtur që të grumbullonte gjysmën e vlerës së faturës të tërmetit, por kur kjo shifër u kalua, Rama tha se tashmë jemi më shumë se të lumtur.  

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!