Home Aktualitet Salsano zgjedh mes dy moderatoreve ‘Eneda më strikte, Xhemi s’ngec kurrë

Salsano zgjedh mes dy moderatoreve ‘Eneda më strikte, Xhemi s’ngec kurrë

nga Albina Hoxhaj

Salsano Rrapi aktor humori njëherazi dhe moderator, kur vendos për dhënë intervista, zgjedh të jetë i drejtpërdrejtë duke mos bërë filtra.Salsano sot në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli”, foli për kiminë me dy moderatoret që spikatën në “Portokalli”. Midis Eneda Tarifës dhe Xhemi Shehut, Salsano i është dashur të bëjë zgjedhjen,se cila e bën të ndjehet më komod. Salsano tha “Une kam pas tre periudha, kam qenë vetëm me Enedën, me të dyja dhe vetëm me Xhemin. Krahasimisht të dyja janë shumë të mira, kimia ka qenë njësoj me të dyja vajzat. Duke qenë natyra të ndryshme femërore, kimia ime është e ndryshme me ta. Eneda ka qenë më strikte, për shkak se erdhi nga një profesion që vetëm këndonte dhe moderimi ishte diçka e re, ndërsa Xhemi kishte eksperiencë të mëparshme. Fakti që unë vazhdoj të jemi me Xhemin duket sikur kimia është me të prandaj dhe vazhdojme dhe sot e kesaj dite . Në ndryshim nga Eneda Xhemi batutën e ka në majë të gjuhës dhe kurrë nuk ngec. Meshkujve i pëlqejnë shumë të ndrrojnë femrat, por Xhemi më rri ngjit”- është shprehur Salsano Rrapi në “Rreze Dielli”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!