Home Aktualitet Darka e Bashës me aleatët, zbardhen detajet

Darka e Bashës me aleatët, zbardhen detajet

nga Albina Hoxhaj

Mbrëmjen e së martës Nova Media lajmëroi se kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur aleatët për të diskutuar rreth aksionit opozitar. Një ditë më pas janë zbardhur disa nga detajet e këtij takimi.

Në një prononcim për mediet, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, Nard Ndoka i PDK dhe ai i PR-së Fatmir Mediu janë shprehur të gatshëm për të arritur një marrëveshje me kushte. Sipas tyre, një lëvizje e tillë do të bëhet për të evituar krizën dhe për të mos u fajësuar mazhoranca për negociatat me BE.

Dashamir Shehi deklaroi se kushti i vetëm i opozitës është që pikat e platformës së saj të diskutohen në bllok dhe jo të shkëputura njëra nga tjetra.

5 pikat e prezantuara sot:

1. Ndryshimet Kushtetuese

2. Reforma në Drejtësi

3. Reforma Zgjedhore

4. Dekriminalizimi i politikës dhe i institucioneve

5. Çlirimi: i mediave

“Na duhen ndryshime kushtetuese. Brenda sistemit të drejtësisë, të rikthehemi tek shtrati kushtetues, të mos devijojmë nga shtrati kushtetues. Nuk kërkojmë privilegj kushedi, është shkelur disa herë kjo. E shohim çfarë po bëhet me drejtësinë. S’kemi gjykatë kushtetuese dhe gjykatë të Lartë. Kësaj mazhorance nuk i japim asnjë “PO””, nënëvizoi Shehi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!