Deklaratat e Ramës, Kryemadhi: Për Shqipërinë, BE i vetmi realitet

Read Time:1 Minute, 27 Second

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi se i vetmi realitet për Shqipërinë është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

“BE është shumë i qartë në vendimin e tij. Nëse Reforma në Drejtësi do të kishte dhënë frytet e saj, BE do të kishte qenë kryesori që do të kishte përgëzuar. Një Reformë në Drejtësi e pa kapur dhe e pavarur nga politika është garanci për shqiptarët, për investimet e huaja dhe ato vendase”, tha Kryemadhi.

Numri 1 i LSI theksoi se opozita është shumë e qartë dhe pozicionimi ekstrem i opozitës në jetën politike shqiptare, ishte diçka e domosdoshme për të pozicionuar Shqipërinë në BE, sepse deri në janar, asnjëri nga ne nuk e kuptonte se ku do të shkonte Shqipëria.

“Ndërkohë mos harroni që në dhjetor të 2017, gjithashtu edhe në disa round table të kryeministrit, ai ka deklaruar që nëse nuk do të hapin negociatat Shqipërisë, atëherë ne do të shikojmë realitete të tjera. Realitete të tjera nuk ka për Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqiptarët kanë vetëm një realitet dhe ai është BE. Nëse kryeministri ynë ka realitete të tjera, atëherë le të ngrejë plaçkat dhe të shkojë në realitetin e tij. BE-ja është e ardhmja e Shqipërisë. Opozita është në unison në qëndrimin e saj dhe kjo është e qartë. Opozita është e gatshme për t”u përballur me çdo platformë dhe për të qenë partnere e realizimit të çdo pakete kombëtare transparente, e cila anëtarëson Shqipërinë në BE, krijon një reformë në drejtësi të pavarur dhe të drejtë për shqiptarët, krijon luftë kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, hap hapësira për punësimin e të rinjve, sepse vetëm në këtë mënyrë Shqipëria do të ketë mundësinë ti mbijetojë kësaj situate dhe kësaj krize të tmerrshme”, nënvizoi Kryemadhi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Negociatat, Donal Tusk në zyrën e kryeministrit Rama
Next post DALLDIA QË PO NA MBYT